avex-ks.com

Rreth Nesh

AVEX health është kompani farmaceutike që mirret me marketingun dhe shitjen e produkteve farmaceutike ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoninë e Veriut.

AVEX health duke u bazuar në sinqeritetin, respektin dhe besimin, e përkushtuar ndaj vizionit, misionit dhe vlerave të saj, ka arritur qe të jetë njëra ndër kompanitë lidere në tregun farmaceutik ne Kosove dhe rajon çdoherë me shërbime unike.

Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë njerëzve produkte të kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë.

AVEX health mirret me :

  • Shitjen e produkteve (OTC/farmaceutike)
  • Marketing
  • B2B

AVEX health është distributor eksluziv i:

  • Trepharm
  • Dolofix
  • Hopa

Historiku

AVEX health operon në treg nga viti 2018, duke ofruar furnizim të shpejtë, efikas dhe të sigurt të produkteve farmaceutike konform procedurave të praktikës së mirë të distrbuimit (GDP).

AVEX Health është liçensuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale – AKPPM për qarkullim me shumicë të produkteve dhe pajisjeve medicinale, gjithashtu është prezente me zyret e përfaqësise në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha barnat që ne i distribuojmë prodhohen duke përdorur pajisje më moderne që plotësojnë kërkesat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare të GMP

Shtrirja e AVEX në Kosovë dhe regjion

ProfiletKosovëShqipëriMaqedoni
Farmacitë70018331018
Depo farmaceutike334

Ekipa jonë

AVEX Health eshte duke hecur me hapa te sigurta përpara me punonjësit e saj dinamik, kreativ dhe me përvoje në këtë drejtim, të cilët besojnë në frymën e ekipore, kanë motivim të lartë individual dhe janë të hapur ndaj inovacionit dhe zhvillimit.

Ne inkurajojmë kreativitetin e punonjësve tanë, përpjekjet e tyre për të përmirësuar proceset dhe punën ekipore. Ne përpiqemi të ofrojmë zgjidhje inovative dhe ndryshime transformuese. Ne besojmë se forca e kompanisë sonë është përkushtimi i njerëzve tanë.

Edukimi profesional

Ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është shëndeti i njerëzve dhe sektori i shëndetësisë ka nevojë për trajnime të vazhdueshme, aktivitetet e nevojshme trajnuese kryhen me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit cilësor të punonjësve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kualifikimeve dhe aftësive të tyre.  

Misioni

Frymeëzimi jonë është njeriu, AVEX helath promovon dhe tregëton barna duke u përqëndruar te klienti, duke duke siguruar disponueshmerinë dhe duke e mbajtur kënaqesinë e klinetit ne nivel më të lartë.

AVEX health ruan marrëdhëniet tregtare duke u bazuar në parimet e besimit dhe transparencës reciproke në çdo fazë të procesit, nga prokurimi deri në prezantimin e barnave.

Vizioni

Te jemi kompania që përcakton të ardhmen me ide inovative duke i percjellur zhvillimet aktuale ne fushën në të cilën punojmë.

Të jemi alternativë ideale për kompanitë ndërkombëtare në zhvillim të brendeve duke i suportuar në shtrirje, shitje, marketing, çështje rregullative dhe farmakovigjilencë.

Duke e vazhduar rritjen tonë të shëndetshme caku jonë është të bëhemi kompania lider ne shtetet Ballkanike.

Strategjia jonë

AVEX health nuk do të heqë dorë nga vendosmëria e saj për të përmbushur standardet, rregulloret dhe kushtet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë ecjes drejt arritjes së qëllimeve të saj dhe nuk do të bëjë kur kompromis me vlerat morale dhe etike brenda kuadrit të parimeve që ka përcaktuar.

AVEX health synon të jetë kompani lidere në sektorin e saj me shërbimet cilësore që ofron për klientët e saj duke u zgjeruar në tregun farmaceutik dhe t’i shërbejë mjekësisë ne Kosovë dhe në rajon si një kompani inovative, konkurruese dhe lidere që kujdeset për shëndetin e njeriut.

Logjistika

Depoja e AVEX health është e shtrirë në një sipërfaqe prej 2000 m² dhe menaxhohet në përputhje me parimet aktuale të praktikave të mira të prodhimit GMP dhe praktikave të mira të shpërndarjes GDP.Të gjitha produktet ndahen sipas grupeve dhe ruhen sipas standardeve evropiane.Ruajtja e produkteve, stoqet, presioni dhe lagështia deri ne detajet më të vogla kontrollohet nga ekipi përkates.Ekipi i logjistikes ofron shërbime në të gjithë territorin e Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut.Barnat transportohen nga pika e parë në pikën e fundit në përputhje me standardet ligjore.

Duke kombinuar qasjen tonë të orientuar drejt cilësisë me ekspertizën tonë logjistike, ne sigurojmë që produktet tona të arrijnë pacientët dhe konsumatorët në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë përmes farmacive.

Multiparty banner 1
Scroll to Top